Të rinjtë mund ta ndryshojnë të ardhmen

0
Diana Mustafës, 26 vjeçare nga Prishtina, i ka mbetur në kujtesë një projekt në të cilin ka marrë pjesë sivjet që ka patur për qëllim shkembimin e kulturave, thyerjen e stereotipeve dhe paragjykimeve. Mustafa e diplomuar në studimet Master, në Shkencat Sociale, rrëfen se mosha e pjesëmarrësve nga 4 vende ballkanike në projektin e organizuar nga organizata “Youth can change the future”, ka qenë 20-30 vjeçe.

 

Ja rrëfimi i plotë i Diana Mustafës për projektin:

Po e filloj kete leter rrefim per nje eksperience të cilen e kam perjetuar dhe ka qene kjo vera me e mire e imja me nje grup dhe nje organizate ,e cila ka per synim qe të behet thyerja e paragjykimeve dhe stereotipeve mes të rinjeve të shteteve të ballkanit. Ky organizim me ka bërë pershtypje se si të rinjet e ketyre shteteve apo shoqerive sociale mund të jenë arsye shume e forte qe mund të jemi nje shoqeri qe mund ti thyejm keto barriera dhe mendime të keqia per njeri tjetrin. Kemi qene të rinje të moshave të ndryshme nga keto vende Mal të zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi ku kemi qene 20 pjesmarres. Gjithashtu ky projekt ka pasur edhe programin të cilin ju kemi përshtatë ne si pjesëmarrës te fushave dhe profileve te ndryshme, ku kemi pasur aktivitete te llojllojshme që kanë pasur synim gjithmonë shmangien e paragjykimeve dhe stereotipeve si dhe ndertimin e nje mirekuptimi dhe tolerance te mireqene mes te rinjeve te shteteve te Ballkanit. Ky projekt me ka ndihmuar te zhvilloj mendimin kritik dhe te heq paragjykimet e mia per njerezit me kultura të ndryshme, dhe nacionalitete të ndryshme me anë të workshopeve të cilat na kanë mundesuar shfaqjen e mendimeve, kritikave dhe ideve tona rreth projektit. Vlen te permendet qe permes ketij projekti 2 javor, kam pasur rastin te krijoj miqesi te jashtezakonshme me vajza e djem te rinj qe me kane bere shume pershtypje me dashurine dhe perkrahjen e tyre ne cdo moment.

Ky projekt na ka mundësuar të jemi vetvetja dhe të mos frikesohemi për të shfaqur të gjitha mendimet që kemi pasur për problemet me të cilat rinia ballafaqohet në jeten e përditshme. Të përkrahur kemi qenë nga CEDEM dhe RYCO ku këto dy organizata kanë mbuluar të gjitha shpenzimet e udhtimeve dhe workshopeve.”

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here