Të rinjtë e Skenderajt ndërtojnë bredhin me shishe të plastikës (Foto)

0

1 mijë e 380 shihe të plastikes janë përdoruar nga disa të rijnë nga Skenderaj për të ndërtuar bredhin e vitit të ri, të lartë 600 centimetra. Shishet e plastikes janë mbledhur nëpër rrugët e qytetit dhe në vende tjera të ndotura.
“Si në çdo qytet të botes edhe ne Kosovë qytetet për festat e fund vitit zbukurohen. Edhe qyteti ynë Skenderaj është dekoruar.

Qendra Rinore Publike e Skenderajt qytetit tonë i dhuron një bredhin me ndryshe nga qytetet tjera.

Se çka e dallon këtë bredhë nga bredhat tjerë ne Kosovë.
Bredhi është i ndërtuar nga shishet e plastikes qe ne hasim çdo dite nëpër rrugë të hedhura vend e pa vend si mbeturina të pa vlefshme.

Bredhi ka 1.380 shishe te plastikes.
Gjerësia 300 cm, lartësia 600 cm.
Falënderoj të rinjtë qe ishin pjesë e ndërtimit te këti bredhi për dy ditë.
Falënderoj për përkrahjen Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport ne Skenderaj.

Ju sjellim disa foto gjatë ndërtimit të bredhit”, kanë njoftuar përmes facebook’ut, Qendra Rinore Publike e Skenderajt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here