Të rinjë nga Prizreni mbledhin xhaketa për nevojtarët në këtë dimër të ftohtë

0

Disa të rinjë të Prizrenit kanë marrë një nismë humanitare për të dhuruar nga një xhaketë për t’i ndihmuar nevojtarët në këtë dimër të ftohtë. Iniciativën e filloi Afrim Krasniqi në rrethe shoqërore së bashku me Getoar Besimin por pasi aksioni u publikua në rrjete sociale u pa që ka interesim shumë të madh.

Organizatorët shpresojnë që të mbledhin një numër të konsiderueshëm xhaketash dhe pastaj t’i shpërndajnë në jetimore dhe për persona në nevojë.

Ditën e diel, më 9 dhjetor nga ora 13:00 deri në 15:00 në parkun e qytetit te Prizrenit do të bëhet dhurimi i xhaketave nga të gjithë ata që shprehin vullnet për të dhënë kontribut në këtë drejtim.

Kjo nismë tregon 

 

solidaritetin dhe kreativitetin e rinisë sonë për t’i përkrahur ata të cilët kanë nevojë.

Eventi është i hapur në Facebook për më shumë detaje me emërtimin: “Një për ty, shumë për dikë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here