Te premten,më 30 janar grevë në arsimin parauniversitar në Kosovë

0

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat e mësimit para univeristar në Kosovë do të bojkotojnë mësimin ditën e premtë, më 30 janar.

“Pas angazhimeve shtësë që kemi bërë për të arritur marrëveshje dhe asnjë nga pikat më kontratë që është dashur të implementohen në Janar, nuk janë realizuar nga qeveria. Ne kishim konsulta me kryetarët e sindikatave të Arsimit fillor dhe të mesëm të komunave të Kosovës, dhe ata kanë përcjellë te ne mendimin se mësimdhënësve të vazhdohet me veprimet sindikale, do të thotë të respektohet vendimi i Këshillit Drejtues i datës 10 janar, që të premtën të jenë në grevë një ditore edhe në arsimin parauniversitër, duke përjashtuar këtu qerdhet”, ka thënë Jasharaj për Indeksonline.

Ndërkohë që të hënën, pritet që mësimi të zhvillohet normalisht.

“Të hënën do të ketë mësim të rregult, sepse me ligjin e grevave duhet t’i jepet një hapësirë qeverisë, nëse nuk e shfrytëzojmë këtë hapësirë do ta thërrasim këshillin drejtues për të marrë mendimin e mësimshdënësve për veprime të mëtutjeshme”, ka shtuar Jasharaj./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here