Të pavdekshëm, të përjetshëm e të madhërishëm jeni!

0

Në 16 vjetorin e rënjes në altarin e lirisë të dëshmorëve të Betejës së Shishmanit po japim përshkrimin përkujtues të përgjegjëses për informim të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Fetnete Ramosaj, për betejën dhe dëshmorët:

“16 vjetë më parë, më 29 mars 1999, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, në Shishman të Bokës në një betejë të zhvilluar dhëmbë për dhëmbë me forcat pushtuese serbe ranë katërmbëdhjtë dëshmorët e kombit: Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu, të cilët bashkërisht e shkruan historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një vetëflijim të pashembullt!
Shumica prej këtyre heronjve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, si luftëtarë e komandantë të devotshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut.
Të pavdekshëm, të përjetshëm e të madhërishëm jeni!
Jetëgjatë, fatlum e lavdiplotë është kombi që lind e rrit bij si ju, që flijohen pa as më voglin hezitim për popullin e vet, për njerëzit e vet…
Gjithnjë do të përulemi me nderim e respekt para jetës dhe veprës Suaj të lavdishme!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here