Të ngujuarit e borës

0

Bora që ka rënë këto ditë janari “ka sjellë” me vete edhe ankthin për anëtarët e familjes Ajeti të fshatit Mirofc të Podujevës. Jo që kanë ndonjë fobi nga flluskat e borës, por për shkak të pasojave që mund t’ua sjellë ajo. Kështu ndodh përherë, sa herë që bie borë…

Gjatë gjithë kohës që po binte borë, nga dita e shtunë, Gani Ajeti (1975) po lutej që mos t’u sëmurej dikush prej familjarëve të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshe do ta kenë shumë problem për ta dërguar te mjeku. Rruga nëpër të cilën ata duhet të kalojnë nuk është gjithnjë e kalueshme.

Mjafton një shtresë bore ose pak ngrica dhe shkuarja bëhet e pamundshme deri në shtëpinë e familjes Ajeti në fshatin Mirofc, që gjendet në juglindje të qytetit, ngjitur me fshatin Shtedim në veriperëndim, Ballofcin në jug e kufirin me Serbinë në lindje.

Kjo bëhet më e rrezikshme pasi rruga vende-vende është shumë e dëmtuar, me plot kthesa dhe vazhdimisht duhet ngjitur përpjetë. Punë nganjëherë nuk bëjnë as zinxhirët e gomave. Në disa vende bora mblidhet aq shumë saqë problem e kanë pasur ta heqin edhe borëpastruesit, në ato pak herë që e kanë provuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here