Te “Mbretëresha Teutë”, digjet vetura e QPS-së

0

Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës zyrtare pronë e Qendrës për Punë Sociale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda veturës është gjetur një kockë e betonit dhe një shishe plastike me një leckë me të cilën supozohet se i është vënë zjarri veturës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, perderisa policia është duke kryer hetime intenzive lidhur me rastin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here