Të martën protestojnë familjarët e antarëve të vrarë të LDK-së

0

Familjet e veprimtarëve të vrarë të LDK-së, kanë njoftuar se do të protestojnë të martën para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, duke thënë se do të kërkojnë “drejtësinë e mohuar për ta”.

Nëpërmjet një njoftimi, përfaqësues të familjarëve të veprimtarëve të vrarë, kanë bërë me dije se protesta do të mbahet më 20 janar në orën 12:00.

Njoftimi i plotë:

Familjet e intelektualëve dhe aktivistëve të LDK-së, të vrarë në atentate politike gjatë dhe pas lufte në Kosovë e jashtë saj, ftojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bashkohen protestës me moton:
DUAM DREJTËSI – VRASËSIT NË BURG!

Protesta mbahet të martën, më 20 janar 2015, në orën 12:00, në Sheshin “Ibrahim Rugova”, pranë ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Protesta ka për qëllim thirrjen për drejtësinë e mohuar. Protesta është organizuar nga të gjitha familjet e intelektualëve dhe aktivistëve të LDK-së që u vranë në atentate politike të cilat nuk u zbuluan deri më sot.

Këshilli Organizativ i Protestës

Familjet e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ukë Bytyqit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Shefki Popovës etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here