Të jetosh si motër nderi

0

Me lutje e nis ditën, kur të tjerët mund të jenë ende në gjumë. Kur motër Smila dëgjon se një e keqe po ndodh diku, ajo i shpeshton lutjet ndaj Zotit.

Motër Smila është njëra ndër më të vjetrat që shërben në kishën “Shën Ndou” në Prishtinë. Uniformën e ka veshur që në moshën 20-vjeçare, e tash ka hyrë për në vitin e 77-të të jetës së saj.

Në një bisedë për gazetën “Zëri” rrëfen për misionin dhe detyrat e një rregulltareje. Tregon se motrat e nderit ditën e nisin me lutje, kurse pasi hanë mëngjesin dhe drejtohen secila në detyrën e saj që e ka të paracaktuar.

Jetën ia ka kushtuar Zotit dhe shërbimit ndaj njerëzve. Kusht i jetës së saj thotë se është pastërtia e varfëria. Në bisedë me të, fjalën dashuri mund ta dëgjosh me dhjetëra herë.

“Te ne motrat, fuqia e jonë, arma jonë është lutja. Ndërsa, baza e jetës tonë është Jezusi që na e ka dhënë një detyrë të ecim dashurisë së tij që ta duam çdo njërin pa asnjë kusht. Për të pasur mundësi t’iu dalim të gjitha punëve në fund, ne motrat lutjet tona i bëjmë të përbashkëta dhe i nisim që në orës 07:00 të mëngjesit. Pas bukës kemi edhe lutjet individuale, por kur ndodh ndonjë e keqe i shpeshtojmë ato”, nis rrëfimin e saj motër Smila. /Zeri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here