“Të hetohen dhe t’u merren lejet kompanive që kanë transportuar emigrant ilegal në Suboticë”

0

Shoqata e operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve të organizuar ka kërkuar që tu merren lejet të gjitha kompanive që kanë transportuar kosovarët për në Suboticë, me qëllim migrimin.

“Këshilli Drejtues i Shoqatës pas shumë diskutimeve erdhi në përfundim dhe nxori unanimisht këtë vendim si vijon:

Distancohet nga operatorët e Republikës së Kosovës të cilët duke shfrytëzuar varfërinë e qytetarëve të Kosovës e për interesa të kontrabandistëve me qeneje njerëzore kanë kryer transport”, thuhet në vendimin e kësaj shoqate.

Drejtues të kësaj shoqate kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Shtetit ti hetojnë të gjitha këto kompani por edhe ato të shtetit Serbë dhe menjëherë të fillojnë procedurat e tërheqjes së lejeve hyrëse në Kosovë, si dhe të ngritet padi gjyqësore ndaj pronarëve të këtyre kompanive.

“Në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovë Operatorëve nga Serbia tu ndalohet qasja në territorin e Republikës së Kosovës meqë kanë shkelur ligjet e shtetit tonë si dhe ndaj kompanive kosovare tu tërhiqen automatikisht lejet për dalje nga Kosova dhe licencat ekzistuese për këtë veprimtari”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Jakup Berisha, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve./Indeksnoline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here