Të gjithë në Malishevë thërrasin për protestë, me përjashtim të LDK-së

0

MALISHEVË, 21 JANAR – Në një njoftim publik të Këshillit Organizativ për organizimin e një proteste në Malishevë në mbrojtje të “Trepçës” dhe kundër deklaratave të ministrit Aleksandër Jabllanoviq janë nënshkruar të gjitha subjektet politike dhe jopolitike relavante të komunës me përjashtim të degës së LDK-së. Protesta e thirrur për të enjtën me 22 janar në ora 12:00 në Sheshin e Dëshmorëve është nënshkruar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Shoqata për personat e pagjetur “Kujtesa”, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL), Handikos-Malishevë, “Nëna Terezë”- Malishevë, NISMA për Kosovën-dega në Malishevë, PDK-dega në Malishevë, Lëvizja VETËVENDOSJE!-qendra në Malishevë, AAK-dega në Malishevë dhe AKR-dega në Malishevë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here