Të gjitha provat çojnë te një konkludim, greku e porositi vrasjen e bashkëshortes britanike

0

Rasti i vrasjes së 21-vjeçares britanike në Greqi mori ditën e djeshme një kthesë akoma më tragjike pasi rezultoi se të resë ia kishte marrë jetën bashkëshorti i saj 32-vjeçar.

Siç u raportua më herët, tre ishin pistat që e çuan policinë të dyshonte tek Babis Anagnostopoulos: ora biometrike që Caroline mbante në dorë që tregoi se ajo ishte vrarë dy orë përpara se ta raportonte ngjarjen i shoqi në polici.

Heqja e kartave të memories nga kamerat e shtëpisë si dhe aktiviteti fizik i regjistruar nga aplikacionet e fitnesit në celularin e tij, në një kohë kur ai supozohej të ishte i lidhur nga “grabitësit.”

Por çfarë ndodhi me qenin e familjes që, sipas dëshmive fillestare të pilotit,  u mbyt i pari nga grabitësit. Si duket, Anagnostopoulos i mori fillimisht jetën bashkëshortes duke e mbytur dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe me qenin.

Siç raportojnë mediat, 32-vjeçari e çoi qenin në një zonë pranë shtëpisë dhe e mbyti me duart e tij. Më pas e mori trupin dhe e vari në shkallët e vilës duke lënë të kuptohet se kafshën e mbytën grabitësit.

Në dëshmitë e dhëna pas vrasjes, fqinjët e çiftit kishin thënë që kishin dëgjuar qenin të lehtë i shqetësuar rreth orës 16,20. Disa minuta më parë, piloti i kishte marrë jetën 20-vjeçares, edhe pse policinë e telefonoi pas orës 18.00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here