Të enjten tryezë mbi Letërsinë shqipe në Maqedoni

0

Klubi i Shkrimtarëve i Kosovës organizon tryezën letrare me temën “Letërsia shqipe në Maqedoni”, në të cilën do të referojnë studiuesit dhe shkrimtarët, Dr. Fatmir Sulejmani dhe Dr. Salajdin Salihu. Në këtë tryezë do të flitet për letërsinë dhe shkrimtarët shqiptarë të Maqedonisë, si pjesë integrale e letërsisë shqipe, duke i dhënë kësaj të fundit vepra dhe autorë tejet të rëndësishëm. Gjithashtu, në këtë tryezë do të diskutohet si në planin historik të zhvillimit të kësaj letërsie, po ashtu edhe në atë estetik, ku studiuesit e lartcekur do të na njoftojnë me veprat dhe autorët që kanë lënë dhe po lënë gjurmë në ecurinë e tyre krijuese.

Aktiviteti do të zhvillohet me 28 maj (e enjte), ora 11:00, në sallën e rrumbullakët të Institutit Albanologjik të Prishtinës (kati III).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here