Të enjten mbahet edicioni i 27-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”

0

Edicioni i 27-të i “Zambakut të Prizrenit” këtë vit kishte një konkurrencë të madhe të këngëve që aplikuan nga të gjitha viset shqiptare. Kanë mbetur edhe dy ditë deri tek ky festival i cili këtë vit sipas organizatorëve është mobilizuar më shumë se viteve të tjera. Sot ishte dita e fundit e mbajtjes së provave në Prishtinë, ku redaksia e KultPlus-it, ishte ti shihte nga afër se si po shkojnë ato. Këngë të ndryshme të lehta qytetare u interpretuan në këtë provë, e po ashtu edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të na sjellë edhe këngë popullore. Një gjë të tillë e tha vetë për KultPlus, drejtori artistik i festivali, Valton Beqiri i cili theksoi se tanimë janë gati që festivali i sivjetmë të shkojë ashtu siç duhet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here