Të enjtën Hashim Thaçi në interpelancë

0

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, më 18 qershor, në orën 10:00, në të cilën pritet të mbahet një interpelancë, si dhe të shqyrtohen një varg projektligjesh e raportesh.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të mbahet interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Më pas do të shqyrtohen në parim disa projektligje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here