Të dyshuarit për terrorizëm sillen në Gjykatën Themelore të Prishtinës

0

Nën masa të rrepta të Policisë pesë të dyshuarit për terrorizëm janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës që gjendet në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Ata pritet të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva.

KosovaPress mëson emrat e katër të dyshuarve që janë Enis Latifi dhe Besnik Latifi, nga Vushtrria, përndryshe kushërinj mes vete, Milazim Haxhiaj nga Istogu, si dhe Gazmend Halilaj. Ndërsa nuk ka arritur të mësojë edhe emrin e të dyshuarit të pestë.

KosovaPress po ashtu nga burime të veta nga Policia ka mësuar se në çantën e të dyshuarit Enis Latifi janë gjetur dorëza, helm si dhe flamuj të ISIS-it.

Këta të dyshuar janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në afërsi të liqenit të Badovcit. Sipas policisë në veturat që ishin të dyshuarit janë gjetur pajisje që propagandojnë ISIS-in si dhe maska.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here