Të dehurin e mbyllin në morg, duke e menduar të vdekur, ai zgjohet…

0

Një person me Rusi që kishte pirë shumë, u mor gabimisht si i vdekur. Gazeta lokale Khasanskiye Vesti, shkruan se miqtë e tij thirrën një ambulancë dhe personeli mjekësor me ngut e deklaroi si të vdekur duke e dërguar në morg.

Megjithatë, ai përfundimisht u kthye në jetë, duke e gjetur veten në një frigorifer morgu.

“Atë natë morgu ishte i mbushur në kapacitetin e tij, trupat nuk ishin vetëm në rafte, por edhe në dyshemenë e dhomës frigorifer, ku ishte vendosur edhe personi në fjalë”, i tha gazetës Aleksey Stoyev, një zëdhënës i policisë.

“Në një moment, ai u zgjua, duke mos e ditur se ku ishte. Dhoma ishte shumë e errët dhe e ftohtë. Përveç kësaj ai nuk ishte në vetëdije për shkak të ndikimit të alkoolit. Në errësirë, ai ndjeu gjymtyrët e dikujt krejtësisht të ftohta dhe me frikë nxitoi te dera. Por ajo ishte e mbyllur”.

Ai filloi të ulërinte për ndihmë dhe të trokasë në derë. Thirrjet e tij tërhoqën vëmendjen e rojeve të morgut, të cilët raportuan te mjekët. Ndërsa, këta të fundit njoftuan policinë, raporton gazeta.

Hapja e derës nga policia bëri që ata të takohen me njeriun e “ringjallur”, që në panik doli nga dhoma, thuhet në raportin e policisë, të cilët pasi e kishin marrë atë në pyetje e kishin liruar.

Ai u kthye në vendin e ahengut, ku gjeti shokët e tij ende të dehur. Personi që i hapi derën ishte tronditur dhe i kishte rënë të fikët, shkruan gazeta lokale. Më pas ata iu kthyen sërish festës, për të festuar rikthimin në jetë të të riut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here