Të bërat e Berishës dhe Ramës për Kosovën

0

FITORE DOBËRDOLANI

Tash pas mbarimit të mandatit si kryeministër i Shqipërisë, qytetarët shqiptarë kanë filluar të flasin për ndodhitë dhe “të bëmat e Sali Berishës” gjatë viteve 1998-1999. Qytetaret e këti vendi po qesin në pah “të bëmat e Berishës”. Në kohën kur Kosova ishte në luftë me Serbinë dhe kur i duhej më shumë se kurrë ndima e shtetit shqiptar, dhe se duhej ndërprerë çdo bashkpunim që kishim me armikun tuaj, ai qe ju doni më së shumti i shiste naftë Serbisë prapa krahëve tuaj – shprehen shumë qytetarë të Shqipërisë. Ajo se çfarë i befason ata është se përse kaq shum urrejtje ndaj kryeministrit të tanishëm Edi Rama, i cili po bën çdo gjë për të miren e shqiptareve jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosoves. “Pas kaq vitesh që Kosova është shtet i pa varur, a më thuani cili kryeminister doli të shkojë në Beograd dhe të thotë se Kosova është shtet i pavarur? Ai madje ka thënë është shtet i pavarur” vazhdojnë ata.. Është e vërtetë se pas incidentit të fundit të kryeministrit Rama me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri ndoshta akoma më shumë ka filluar të humbas dashuria për këtë vend, pastaj edhe pas ndodhisë tjetër me turistët nga Çekia, por duhet parë njëherazi edhe veprimet e të gjithve për përmisimin e gabimeve. Kryeministri Rama, pa hezitim kërkoi falje për gabimin e tij me ambasadorin e Kosovës, pastaj u ngrit një shtet në këmbë për të kapë vrasesin që i hodhi hije të zezë këti vendi shum mikpritës e bujar dhe së fundi Policia shtetërore garanton siguri për turistët e këti vendi. Siç thuhet çdo kush e meriton rastin e dytë, parandaj edhe Shqipëria. Andaj të harrojmë të ndodhurat e të vazhdojmë të jemi siç kemi qenë një komb me një zemër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here