Të arrestuarëve të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, nga 30 ditë paraburgim

0

Mëngjesi i djeshëm nuk ishte i këndshëm për banorët e Mitrovicës së Veriut. Ata u zgjuan me krisma armësh dhe alarme që paralajmërojnë kriza. Gjithë kjo, pasi Policia arrestoi katër persona, që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi në janar të këtij viti. Tre prej të arrestuarve, sot Gjykata u ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim. Ndërkohë, që Policia ende është në kërkim të liderit të veriut, Milan Radojcic, shkruan Gazeta Express.

Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic dhe Marko Rosic, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi u arrestuan të premten nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Atyre, Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre të arrestuarve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Avokatët e të paraburgosurve kanë paralajmëruar se do paraqesin ankesë në Apel lidhur me caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore.

Ndërkohë, që Policia është ende në kërkim të edhe të dy personave të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me këtë rast.

Ndër të dyshuarit, i cili tashmë është duke u kërkuar ende nga policia e Kosovës, është edhe Milan Radojcic. Një person që ka pushtet të madh në veri të Mitrovicës. Gjithashtu, ai është edhe nënkryetar i Listës Srpska.

Atij fillimisht iu bastis shtëpia, por kapja e tij nga organet kompetente dështoi. Policia e Kosovës më pas ka njoftuar për armatimin e gjetur në shtëpitë e katër personave të arrestuar.

Bëhet e ditur se të paraburgosurit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here