Tayna po mban Ramazan

0

Këngëtarja e njohur si  Tayna, ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësit e saj për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Në të njëjtën kohë, ajo duket se është duke agjëruar përgjatë muajit të madhërishëm të myslimanëve, fakt ky që mesa duket i ka çuditur disa prej njerëzve në rrethin e saj të afërm.

Këtë e bëri të ditur vet reperja nga Prizreni, teksa publikoi video për ndjekësit e saj në InstaStory.

“Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj atyre që jam duke agjëruar. Më pëlqen ta shoh këtë”,  shkroi reperja.

Tayna vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “WTF”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen angleze Ivorian Doll.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here