Taulinda Bajrami: “Ëndërroj të bëhem modele me famë”

0

Garuesja e konkurseve të bukurisë, Taulinda Bajrami, ëndërron që të bëhet një modele me famë. Ajo në shkurt të këtij viti në organizimin Miss dhe Mister Pavarësia” mori çmimin “Miss Exquisite Face of Kosova”.

Bajrami shpreson që suksese të tilla za përcjellin edhe në të ardhmen. Ajo në një intervistë tregon që gjatë kohës së lirë i përkushtohet leximit. Ndërsa nuk ka një idol që e frymëzon. Në Kosovë ka thënë se nuk i pëlqen politika. Kurse thotë se ndihet shumë mirë në qyteti e saj të lindjes, Podujevë.

Keni marrë pjesë në organizimin “Miss dhe Mister Pavarësia”, si u ndatë?

Kam marrë pjesë në evenimentin “Miss dhe Mister Pavarësia”, qe ishte në muajin e kaluar dhe mora çmimin “Miss Exquisite Face of Kosova”. Jam e lumtur që kam marrë këtë çmim. Ishte një moment shumë emocionues për mua.Shpresoj që kur ta përfaqësoj Kosovën në Nigeri ëe kem fat.

Kush është Taulinda  jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Jashtë skenës jam një vajzë e thjeshte, e dashur.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Nuk është se kam një idol që më frymëzon në profesion.

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Suksesi më i madh deri tash për mua është çmimi për fytyrë të bukur dhe shpresoj që të kem edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen.

A ndiheni mirë në Podujevë dhe a iu pëlqen si qytet?

Në Podujevë ndihem shumë mirë. Si qytet më pëlqen shumë sepse eshtë qyteti im.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Kur jam e lirë unë gjej kohë që të lexoj ,sepse më pëlqen shumë.Libri i fundit që e kam lexuar është romani “Dikur ishim bashkë” nga Brunilda Zllami .

Çfarë nuk iu pëlqen në Kosovë dhe për çfarë e doni Kosovën?

Kosovën e dua, sepse eshtë një ndër vendet më të bukura në botë. Në Kosovë nuk më pëlqen politka.

Cili është drejtimi që mendoni ta studioni?

Ekonomik, Menaxhment Biznesi.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Burri im ideal?Një njeri i thjeshtë, të më respektoj, pastaj të më do.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Të punoj si menaxhere e ndonjë firme. Pastaj me modelizëm, konkurime në gara të ndryshme të bukurisë dhe të bëhem një modele me famë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here