Taulant Xhaka: “Jemi të gatshëm të japim edhe jetën për të fituar”

0

Futbollisti shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tjerë nga Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të kursejnë asgjë për të ftitaur përballjen me Armeninë në fazën e grupeve për eliminatore të evropianit që mbahet në Francë. “Besoj në forcën e grupit, kemi një ekip të mirë. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne. Unë mendoj se nëse fitojmë kundër Armenisë kemi shanse të mira për t’u kualifikuar. Jemi të gatshëm të japim edhe jetën për të fituar”, theksoi mesfushori shtatshkurtër. Ndeshja Shqipëri-Armeni do të zhvillohet ditën e dielë në “Elbasan Arena” në orën 18.00. Armenia dhe Serbia shihen si dy kërcënimet e përfaqësueses për vendin e tretë, që siguron një biletë për në“playoff”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here