Tash Stefanoviq kërcënon se do të përdorin Ushtrinë për të mbrojtur serbët në Kosovë

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka kërcënuar se Serbia do të përdor edhe forcat e armatosura për të mbrojtur nga e keqja serbët të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Ne do të luftojmë për paqe, pavarësisht çmimit, dhe do të gjithë serbët do të jenë të mbrojtur. Ne duhet t’i mbrojmë njerëzit tanë, dhe duhet të jemi me ta. Kjo do të jetë gjithmonë politika e Serbisë”, ka thënë ministri serb për RTS, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se nga Serbia nuk ka vetëm fjalë, por vepra konkrete.

“Ne nuk mund të lejojmë askënd që të jetë mbi serbët, dhe nuk mund të lejojmë që të drejtat e tyre të shkelen. Puna jonë është të jemi me ta dhe të vazhdojmë luftën diplomatike”, ka thënë Stefanoviq.

 Ai thotë se nuk mund të luftojnë me Amerikën, pasi edhe Serbia nuk dëshiron luftëra më, por thotë se Serbia duhet të forcohet ekonomikisht dhe gjithashtu edhe në diplomaci.

Sipas tij, shqiptarëve nuk po iu intereson fare situata në rajon, dhe se klasa politike kosovare nuk është në gjendje të shoh se çfarëdo tensionimi i situatës nuk do të ndikojë negativisht vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin.

Kërcënime të ngjajshme për përdorimin e ushtrisë ka dhënë edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here