Tash një vit Rusia ishte e gatëshme ta përdorte forcën e vet nukleare gjatë …

0

Në mars të vitit te kaluar (2014) Rusia ishte e gatëshme të përdorte forcën nukleare në kohën e intervenimit të trupave ruse në Krime.”Ne ishim të gatshëm” deklaron Vlladimir Putin në një emision të dielën mbrëma në televizonin “Rosia 1”.Në momentin e aneksimit të Krimes trupat sovjetike kishin marrë urdhër alerti dhe raketat e quajtura “Bastion” ishin vendosur në gjendje gatishmërie në Krime,në rast se trupat e NATO-s dhe amerikanët do të kundërshtonin me forcë intervenimin dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia.Ky ishte urdhëri direkt i Vlladimir Putinit si komandant suprem i forcave të armatosura ruse.”Nuk ishim të sigurt se forcat e NATO-s do të mbronin Krimen apo jo.Për këtë arësye edhe kam dhënë urdhërin e qartë forcave të armatosura ruse që të bëhen gati për çdo eventualitet”-deklaron Vlladimir Putin.”Unë kam folur me kolegët e mi të Perëndimit,u kam thënë se Krimeja është teritori ynë historik,është e banuar me rus të cilët ishin në rrezik dhe ne nuk mund t’i injoronim kërkesat e tyre për ndihmë”.deklaron Putin.”Ishte një pozicionim i ndershëm dhe i hapur nga ana jonë.Do të ishte e habitëshme që duke u bazuar në këto fakte,dikush nga Perëndimi do të kishte interes të fillonte një konflikt botërorë”-përfundon Putin për televizionin “Rosia 1”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here