Tanku “modern” i Rusisë turpëron Putinin në paradën ushtarake

0

Tanku më ri i rus “T-14 Aramata” ka turpëruar Putinin, pasi ka pasur probleme në provë gjenerale të paradës ushtarake për nder të Ditës së fitores ndaj fashizmit.

Një tank sot ka lëvizur shumë ngadalë dhe iu deshën plotë 15 minuta për të lëvizur nga Sheshi i Kuq në Moskë.

Nëntë maji është dita kur Rusia për herë të parë, botës do t’i paraqesë disa nga automjetet e saj më të sofistikuara të blinduara nga platforma e saj më re “Armata”, duke përfshirë edhe tankun T-14, transmeton TetovaSot.

Prova në përgjithësi shkoi sipas planit, deri kur tanku nuk është ndalur papritur para Leninit në Sheshin e Kuq. Edhe pse motori ka punuar normalisht, tanku nuk mund të lëvizte.

Ushtarët u përpoqën edhe me automjete të tjera të blinduara për të tërhequr tankun, por kjo dështoi. Pas 15 minutash, T-14 është ristatarutar dhe vazhdoi të lëvizë.

Edhe pse ne të gjithë menduan se ishte një defekt, organizatorët e paradës kanë shpjeguar se frenimi i tankut ishte planifikuar më parë, pra sipas tyre nuk bëhet fjalë për defekt./TetovaSot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here