Talenti nga Kosova Bersant Celina te klubi i madh skocez Celtic

0

Bersant Celina mund të përfundojë në Celtic gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmin e kë bërë të ditur Daily Record, sipas së cilit, shefi i klubit Parkhead, Ronny Deila dhe asistenti John Collins, janë takuar me zyrtarët e klubit anglez javën e kaluar, gjatë ndeshjes së Capital One Cup ndaj Evertonit. Celticu me këtë rast mund të jetë një opsion i mirë i talentit kosovar, i cili mund të transferohet në futbollin skocez tash, deri në fund të sezonit. “Në moshën në të cilën gjendem, kam nevojë të luaj sa më shumë të jetë e mundur, kështu që në janar ka gjasa të huazohem”. “Ka gjasa të jetë një klub nga Championship (liga e dytë angleze), por nuk mund të them asgjë më shumë për momentin”, ka thënë Celina për mediat norvegjeze, i cili foli edhe për debutimin e tij. “Trajneri dhe stafi më kanë thënë se, me punën e mirë që e kam bërë në fushë, ka qenë mëkat që nuk kam shënuar. Ishte zbavitje për mua ta kisha atë liri në fushë”, përfundoi Celina, transmeton knn. Celticu është një nga skuadrat më të njohura britanike ndërsa e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin e largët 1967.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here