Taksisti serb thotë se i janë vjedhur 50 euro nga 3 shtetasë të huajë

0

Një serb nga Leposaviqi ka informuar në polici se i janë vjedhur 50 euro nga çanta të cilën e kishte të vendosur në veturën e tij taxi. Ai ka shfaqur dyshime se ato mund t’i jenë vjedhur nga 3 meshujë me shtetësi të huajë të cilët i ka vozitur deri te qarku i flotacionit në Leposaviq. Ankuesi mungesën e parave e ka vërejtur pas kthimit. Të dyshuarit në këtë rast janë identifikuar dhe janë dërguar në stacionin policor të cilët ishin në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndalur në stacionin policor për 6 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here