Taksa në “Rrugën e Kombit”, bie fluksi i kosovarëve në Shqipëri

0

Në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar, në Morinë duheshin orë të kaloje nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Çështja e taksës në Rrugën e Kombit duket se nuk ka kaluar pa ndikuar tek shtetasit e Kosovës dhe pse shumë automjete kaluan doganën për fundjavë në drejtim të bregdetit shqiptar.

Për shqiptarët e Kosovës, ata të Shqiperisë janë të varfër. Në këtë kuptim nuk duhet të paguajnë taksë për Rrugën e Kombit. “Për mendimin tim taksa nuk është e shtrenjtë, por për banorët e Shqipërisë duhet të jetë pa pagesë , për të huajt me pageesë”.

Ata që kanë jetuar larg Shqipërisë e Kosovës, apo edhe udhëtojnë në shtete të ndryshme tregojnë se kudo kanë paguar më pak. “Në Maqedoni, prej Shkupit e deri në Selanik e ke diku 280 kilometra autostradën dhe paguan 1 euro e 90 cent”.

Sigurisht ka shumë shtetas të Kosovës që mendojnë se taksë duhet paguar, por ajo që është vendosur në Rrugën e Kombit është shumë e lartë. “Taksa duhet me u paguar ama duhet gjetur limiti i përbashkët mos me u dëmtuar asnjëri ”

E megjithatë, Shqipëria do jetë vendi i tyre amë dhe nuk do të ndalen për të kaluar pushimet e fundjavat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here