Taksa 100% ndaj Serbisë, e rritë 40% importin nga Shqipëria

0

Importi i mallrave nga Shqipëria në Kosovë është rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe dhe ato boshnjake, raporton Klan TV.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sasia e mallrave drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë dollarë më shumë eksporte për nëntorin e këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2017.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë ka thënë se mielli dhe materialet e ndërtimit po njohin rritjen më të madhe.

Megjithatë, bizneset kërkojnë që të dyja qeveritë të bashkëpunojnë për të hequr barrierat tregtare, raporton Klan TV.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here