Takohen në Gjakovë Ramush Haradinaj dhe Lulzim Basha

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Gjakovë, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Është vetë lideri i AAK-së, që përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka njoftuar për këtë takim spontan, siç e quan ai, me liderin demokrat Lulzim Basha.

Lexojeni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

“Pata sot, në Gjakovë, një takim krejtësisht spontan dhe shumë miqësor me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha. Diskutuam për situatën në të dy vendet tona e, gjithsesi, që temë ishte edhe fushata zgjedhore në Shqipër, ku shfrytëzova rastin të ftoj për një fushatë të qetë dhe demokratike. Temë kryesore e këtij takimi shumë të afërt e miqësor ishte vazhdimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy partive tona” , ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here