Takimi i liderëve në Shkup ende pa sinjale pozitive

0

Liderët e katër partive të shoqëruar nga bashkëpartiakët e tyre kanë dalë në një pauzë të shkurtër, duke vazhduar më pas bisedimet.

Ajo që ka nxitur vëmendjen e medieve, është se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë qëndruar ndaras gjatë pushimit të shkurtër.

Në këto negociata, lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është i shoqëruar nga ministri i jashtëm Nikola Popovski, lideri i LSDM-së Zoran Zaev nga nënkryetarja Radmilla Sheqerinska, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga shefi i kabinetit Artan Grubi dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi nga shefi i kabinetit dhe zëdhënësi Luan Tresi.

Burime partiake pranë takimit kanë theksuar se në pjesën e parë të negociatave, Gruevski dhe Zaev kanë informuar ambasadorin amerikan Jess Baily dhe ate të BE-së, Aivo Orav për takimin e tyre një javë më parë në Strasburg, ku për 10 orë kanë biseduar me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn dhe eurodeputetëve të Parlamentit Evropian.

Deri tani të gjitha palët kanë theksuar se nuk ka sinjale pozitive për të arritur një marrëveshje për hapjen e negociatave dhe përpilimin e një agjende.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here