Takimi i Brukselit mes Kosovës e Serbisë pa marrëveshje

0
Ka përfunduar pa marrëveshje të martën rreth orës 22:30 takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.
Pas përfundimit të takimit mes dy kryeministrave, Frederica Mogherini ka thënë se hapa konkretë pritet të ketë tek në takimin e radhës.
Në takim, siç ka njoftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, është diskutuar për disa çështje që ende janë të pazgjidhura mes dy vendeve. “Udhëhoqa një takim të ri të dialogut të nivelit të lartë të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës me kryeministrin Aleksander Vuçiq dhe me kryeministrin Isa Mustafa sot në Bruksel. Në takim, dy palët rishikuan progresin e përgjithshëm të implementimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, në veçanti implementimin e Marrëveshjes së Drejtësisë dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për Mbrojtjen Civile. Dy palët shkëmbyen qëndrimet e tyre mbi implementimin e çështjeve kryesore pazgjidhura: energjinë, telekomin dhe themelimin e Asociacionit të Komunave. Në këtë pikë, ata u pajtuan për hapat konkretë që do të merren në periudhën deri në takimin e ardhshëm të dialogut”, ka thënë Mogherini në komunikatën e saj të lëshuar pas përfundimit të takimit.
Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa pas takimit ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se pret që të arrijnë marrëveshje për kodin telefonik, lëvizjen e lirë mbi urën e Ibrit dhe energjetikën. “E nisëm dialogun sonte, me pritje për të përcaktuar agjendën e temave që do t’i trajtojmë në të ardhmen. Po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në plotesinë e tyre ne pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetiken. Te gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura qe na lidhin me familjen evropiane”, ka shkruar Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here