Ish-ushtari i UÇK-së: “Çka na tha një oficer i NATO-së në Pagarushë të Malishevës në gusht të vitit 1998”

0

Ish ushtari i UÇK-së, Muharrem Mazrreku, i cili është profesor në Malishevë ka treguar për një takim të rastësishëm gjatë kohës së luftës në vitin 1998 me një ushtarak të NATO-s në fshatin Pagarushë të Malishevës . Sipas, Mazerkut ai kishte thënë se shqiptarët duhet ta vazhdojnë luftën sepse është e drejtë.

“Pagarusha është njeri ndërë vendbanimet më të mëdha të Komunes së Malishevës, shtrihet në luginen e rrjedhës së epërme të pellgut të lumit Topluha. Një vendbanin kodrinor që shtrihet në disa lagje mjaft largë njëra tjetrës. Ka një reliev krasik me toka të tipit ,,terraroza’’ mbi substratin e shkembinjëve gelqerorë. Dikur njihej me kultivimin e vreshtave dhe pemishteve më kualitative që furnizonte tregun e Prizrenit. Pagarusha është vendlindja e artistes më të madhe shqipëtare Nexhmije Pagarusha, yllit të muzikes sonë, bilbilit të Kosovës; vendlindja e Vesel Pagarushës njeriut të parë në këtë ane që po përhapte abetare, librat shqip dhe flamuj kombëtarë; vendlindja e Rexhë Qorrit, një luftëtarë i kohës; Pagarusha ishte edhe vend i strehimit të rrefugjatëve e vend i rezistencës në kohën e luftës 1998-99.
Pas ofanzivave të rënda, ato të korrikut e gushtit të v.1998, në Pagarushë strehoheshin mijëra refugjatë nga 3 komunat, Malisheva, Suhareka, Rahoveci duke jetuar nëpër tenda të ndryshme. Një ditë duke kaluar tek Ura e Pagarushës për të shkuar në Spitalin Ushtarak ne shtepin e Haxhi Tahir Krasniqit në lagjen Rexhaj për t’i vizituar ushtarët tonë të plagosur në betejen e Bllacës, rastësishtë jemi takuar me tri makina me misionarë të ndryshëm ndërkombëtar. Fillimisht makina u ndal pranë nesh zbritën të gjithë personat që ishin brenda makinavë. Ata nxoren një hartë ushtarake dhe e vendosen mbi hauben e makinës së tyre, një hartë topografike ushtarake te Kosovës, te shkalles 1:50.000, në hartë e pame Luginën e Pagarushës, e cila ishte fiksuar me ngjyrë fllamasteri. Kuptuam se qëllimi i tyre ishte për t’a vizituar këtë vend ku strehoheshin refugjatët (vlerësohej se kishte 40- 60 mijë). Interesant ishte se në mesin e tyre ishte një përfaqësues i NATO-s, i cili më vonë u prezantua si oficer i lartë austriak. Ky oficer, po largohej nga ndërkombëtarët e tjerë duke hyrë në mes të refugjatëve. Ai filloi të fliste, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe kërkonte dikë që njehë njërën nga këto tri gjuhë që ai po fliste. Në këtë moment po rrija me një koleg timin, me Shpejtim Sertollin ekonomist nga Bellanica, që kuptonte gjermanishten dhe frëngjishten, gruaja e tij Nerzane Morina-Sertolli qe fliste anglishten. Ky oficer sigurisht kishte këshilla dhe porosi. Biseda po bëhej në gjermanisht, unë nuk merrja vesh. Gjersa bisedonin këta dy mes vete po shikoja me habi kur ky(oficeri) po shpaloste gjoksin. Atëherë e pyeta Shpejtimin me padurim ç`thotë ky njeri, pse po e nxjerrë gjoksin dhe pullat e gjaketes se tij? Me pas kuptuam se fillimisht oficeri kishte bërë pyetje provokuese: Pse ikni nga shtëpitë? Kush po ju kërcënon, shkoni në shtëpitë tuaja se në tenda nuk jetohet!’’. Po çka po i thua ti Shpejtim? Spejtimi po i thoshte ,Po Millosheviqi dhe regjimi tij janë kriminelë, ata vranë e masakruan në Kroaci, Bosnje e tani edhe në Kosovë, ata vrasin femije, gra, pleq dhe rrenojn e djegin gjithëqka, ti je serb dhe jeni improvizuar kinse jeni oficer, këso rastesh kemi mjaft të falsifikuar si gazetar! Ai (oficeri) u bezdis i tëri dhe futi dorën në xhep, nxori pasaportën dhe u prezantua si oficer i lartë i NATO-s, këtë pasaportë e pamë ne. Nga nervoza ai hapte bluzën duke shpalosur gjoksin a jeni shqiptar? A dini të luftoni? Pa luftë s’keni liri! Shpejtimi i thoshte ju na keni tradhëtuar,who ist Ostereich, ( ku është Austria), who is Deutschland (ku eshte Gjermania) ku është NATO-ja? Ku eshte Amerika? Oficeri u përgjigjë: ne jemi NATO ushtria ma e fortë në botë; ne mund ta shkatrrojmë Millosheviqin, por kjo nuk shkon për momentin!.. Ju po mendoni se Millosheviqi është fëmijë dhe me një shuplakë mund t’a rrezojmë? Jo! Kjo kërkon kohë politike, kjo bëhet step by step – shkallë ,shkallë. Juve po ju jap fjalën se cizmja e NATO-se do të hynë në Kosovë. Mesazhi jonë është mos e ndalni luftën, punët i keni mirë, përkrahja është në anën tuaj, mos e leni luftën në gjysmë, sepse lufta juaj është e drejtë. Ky ishte një takim i rastit shumë interesant me mesazhe të qarta dhe inkurajuese që na dha shpresë se bota demokratike dhe shtetet më të forta ishin në krahun tonë”, ka shkruar Mazreku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here