Tahiri: Kodi telefonik kosovar 383, në mars 2016

0

Marrëveshja Kosovë-Serbi për telekomunikacion nuk është respektuar nga Beogradi zyrtar, dhe si pasojë Kosova ka mbetur pa kodin e saj telefonik. Sipas marrëveshjes së gushtit, në emër të Prishtinës zyrtare për kodin telefonik +383 është dashtë të aplikoj Austria në nëntor të këtij viti, por është shtyrë për janar 2016.

Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri thotë se kjo ka ndodhur për shkak të zvarritjes së zbatimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë.

“Marrëveshja për telekomin ka paraparë që Austria të aplikojë për kodin e Kosovës në muajin nëntor, mirëpo kjo është shtyrë për shkak të vonesave të Serbisë në zbatim”, ka thënë Tahiri, sipas të cilës, Bashkimi Evropian është garantuese e kësaj marrëveshje. Ajo thotë se me 1 janar Austria duhet të aplikojë në ITU për kodin telefonik në emër të Kosovës.

“Marrëveshja parasheh që Austria të aplikojë në ITU për kodin telefonik në emër të Kosovës, më 1 janar 2016. Ne i kemi shprehur pakënaqësi BE-së për moszbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë, dhe kemi garanci nga BE-ja që në janar Austria aplikon për Kod në emër të Kosovës.”, ka thënë ajo për Express.

Tahiri ka bërë të ditur se kodi telefonik për Kosovën do të ndahet nga ITU-ja në 15 ditëshin e parë të muajit mars. Kodi telefonik për Kosovën do të jetë 383, ka konfirmuar Ministrja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here