Tahiri kërkon të mos lejohen zvarritjet kronike që Serbia ua bënë zbatimit të marrëveshjeve

0

Me ftesë të Bashkimit Evropian, ministrja për Dialogun e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri po qëndron në Bruksel. Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ministrja Tahiri dje ka zjhvilluar takime me përfaqësuesit e BE-së të angazhuar në dialogun e Brukselit ku temë qendrore ka qenë vlerësimi i të arriturave të deritashme si dhe përcaktimi i prioriteteve për mbarëvajtjen e dialogut të Brukselit për fazën vijuese. Në takim sipas njoftimit “është shprehur përkushtim për të shpejtuar procesin e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Brukselit”. Tahiri ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjeve është çështje prioritare dhe sipas saj “zbatimi i marrëveshjeve duhet të jetë i shpejt dhe të mos lejohen zvarritjet kronike që Serbia ia bënë këtij procesi”. Ajo po ashtu ka kërkuar që të shpejtohet procesi i shuarjes së strukturës së ashtuquajtur “mbrojtje civile”, ndërkohë që ka siguruar se plani për integrimin e ish pjestarëve të kësaj strukture në institucionet civile të Kosovës është i gatshëm nga Qeveria e Kosovës. Ministrja Tahiri ka kërkuar nga BE-ja që të mos e vonoj më tej heqjen e barrikadës nga Ura e Ibrit dhe të tjerave, pasi kjo çështje sipas saj është në kompetencat e BE-së, në bazë të marrëveshjes. Delegacioni i BE-së ishte i përbërë nga Anna-Maria Boura, Alexis Hupin, Nicholas Cendroëicz, dhe Maria Cicconi, ndërkaq Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhej nga Ministrja Edita Tahiri, Gazmir Raci dhe Elona Cecelia këshilltarë politikë të Ministres Tahiri dhe Valon Murtezaj, këshilltar politik i Kryeministrit Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here