Svetlana Raznjatoviq-Ceca ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë

0

Këngëtarja serbe, Svetlana Razanatovic e njohur si Ceca, sipas mediumit serb ‘Tv Prva’, është futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje, pa asnjë problem, transmeton Gazeta Express.

Ajo është futur në Kosovë edhe përkundër thirrjeve të ministrit të Kulturës , Kujtim Gashi, që ajo të mos lejohet të futet në Kosovë, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ajo do të mbajë një koncert në qendrën studentore në veri të Mitrovicës, si pjesë e protestës kundër taksës 100 për qind  të vendosur ndaj produkteve serbe.

Autoritete e Kosovës më herët ua kishin ndaluar hyrjen në Kosovë, basketbollistëve të klubit të Partiazanit, dhe zëvendës drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here