Suspendohet polici S.J. nga Mitrovica, për “bela” me fotoreporterë-gazetarë

0

Një zyrtar policor i Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, është suspenduar nga detyra për dyzet e tetë (48 orë), me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka bërë me dije sot Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, nga Prishtina.
“Ky vendim është marrë në orët e pasdites së ditës së djeshme, me 10 qershor 2015, pasi që i njëjti ishte i përfshirë në një incident me fotoreporter/gazetarë në stadiumin e qytetit të Mitrovicës-Jugu”, është sqaruar në njoftimin e Policisë së Kosovës. Dy mediume kosovare janë ankuar dje se fotoreporterët e tyre ishin penguar nga Policia e Kosovës në punë gjatë përcjelljes së ceremonisë kushtuar Isa Boletinit.
“Mbështetur në Udhëzimin Administrativ Nr.06/2012, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, pas dyshimit të arsyeshëm, se punonjësi i Policisë së Kosovës është përfshirë në incidentin që paraqet shkelje disiplinore dhe duke u mbështetur në interesin e Policisë, punonjësi S. J. suspendohet përkohësisht nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore në afat prej dyzet e tetë (48) orë”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here