Suspendohet komandanti i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi

0

Vrasësi i Hekuran Morinës, Bernard Përlazri, për krimin që ka kryer, e kishte bërë përgjegjës Drejtorin e Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi. Pas katër ditëve, Inspektorati ka suspenduar Komandantin Krasniqi dhe një zyrtar tjetër të Policisë. Ndërkohë, Përlazri i vetëdeklaruar si vrasës i Morinës ende është në arrati.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar sot suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë

Në mesin e atyre ndaj të cilëve është kërkuar suspendimi është edhe drejtori rajonal i policisë, Nexhmi Krasniqi.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pasi ka pranuar disa informacione dhe ankesë nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare i rekomandoi Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve të PK-së (njëri nga ta me pozitë të Drejtorit Rajonal të PK-së në Prizren kurse tjetri udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjes në të njëjtën Drejtori Rajonale)”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor.

Sipas IPK-së, rekomandimi për suspendim deri në njoftimin tjetër, bazohet në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës.

IPK thotë se asnjëherë nuk paragjykon vendimin final të organeve të drejtësisë ndërsa garanton qytetarët e vendit se çdo herë do të angazhohet për “mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve por edhe ruajtjes me vendosmëri të kredibilitetit të Policisë së Kosovës”.

Përveç kësaj, ndaj drejtorit të Policisë së Prizrenit akuza kishte drejtuar edhe personi që vrau para pak ditësh Hekuran Morinën, Bernard Përlazri në intervistën e tij për Gazetën Express. Përlazri po ashtu kishte deklaruar se po qëndron në arrati pasi nuk ka besim në policinë e Prizrenit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here