Surroi sot ka takuar Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn

0

Kanë vazhduar takimet e përfaqësuesve të shoqërisë civile me partitë politike

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, Veton Surroi e Luan Shllaku edhe të mërkuren kanë vazhduar takimet me liderët politik në vend.

Surroi kësaj here takoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Por gjithçka u mbajt prapa dyerve të mbyllura.

Në format të njëjtë vazhdoi edhe takimi i dytë, mes Surroit, Shllakut e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limajt.

Surroi tha se këto takime po bëhen për të mirën e procesit të dialogut, raporton T7.

Sipas tij këto nisma nuk kanë të bëjnë me ekipin negociator.

Më tej, Surroi tha se qëllimi është të bindin partitë për të mirën e dialogut.

E kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se beson në rezultatet që do sjellin këto takime.

Takimet janë organizuar në kuadër të Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Takime të tilla janë mbajtur edhe dje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here