Superkompjuteri që parashikon vdekjen

0

Një spital në Boston po përdor një kompjuter, i cili mendohet se mund të parashikojë vdekjen e një pacienti me 95% saktësi. Sipas studiuesve, kompjuteri është i pajisur me disa monitorë që lidhen me pacientët, dhe thuhet që mund të zbulojë sëmundjet më mirë se doktorët.

 

Doktor Steve Horng, shpjegon se si punojnë këta kompjuterë. “Kompjuteri është i mbushur me informacione të më shumë se 250.000 njerëzve nga 30 vitet e fundit. Shpejtësia e diagnostikimit të një sëmundjeje do të mund të ofronte një shërbim të shpejtë, potencialisht duke shpëtuar jetën e një pacienti. Gjithashtu duke parashikuar edhe vdekjen e tij”, ka thënë Horng.

 

Sipas doktorit, kompjuteri mbledh të dhëna nga pacienti çdo tre minuta, duke matur çdo gjë nga niveli i oksigjenit deri tek presioni i gjakut. Ky është superkompjuteri i parë në botë, i cili njihet si një pajisje që bën diagnostikime të tilla.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here