Një nënë e tre fëmijëve mori epitetin “supergrua” pasi ndihmoi për të shtyrë një kamion qumështi në një kodër me dëborë. Ajo është shpërblyer me një vit furnizim falas nga kompania e qumështit.
Charlene Leslie, 33 vjeç, u filmua duke shtyrë kamionin gjigand të Grahams në një rrugë të mbuluar me dëborë në Cowdenbeath, Fife, të Martën, gjatë stuhisë Darcy.
Punonjësja e supermarketit po shkonte drejt dyqaneve kur pa kamionin e Grahams në telashe dhe i kërkoi një fqinji të shikonte fëmijët e saj ndërsa ajo nxitoi të ndihmonte.
Charlene, e cila ishte me vajzën 10-vjeçare Rihanna dhe Hunter, 2 vjeç, në atë kohë, tha: ‘Unë kurrë nuk do të rri duarkryq kur shoh dikë në telashe.