Duket se Paris Saint-Germaini mund ta humbasë njërin prej tre sulmuesve kryesorë.

Edinson Cavani është duke i konsideruar opsionet e tij para se t’i mbarojë kontrata aktuale me PSG-në, sipas RMC-së, përcjell Gazeta Express.

Uruguaiani 31-vjeçar ende e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij aktuale me klubin parisien, por e pranon se mund të tundohet për t’u kthyer në atdheun e tij Uruguai.

“Nuk kemi biseduar për kontratën time. Jam shumë i lumtur në Paris. Ndihem i lumtur me familjen. Nëse flasim për kontratën, atëherë do ta bëjmë dhe do të shohim se cilat janë qëllimet e klubit. I kam ende 1.5 vite në kontratën aktuale”, tha uruguaiani.

Megjithatë, nëse PSG-ja vendos t’i ofrojë atij kontratë të re, Cavani do të qëndrojë.

“Nëse më jepet rasti të qëndrojë në Paris, atëherë do të qëndrojë”, shtoi ai.

Cavani e nisi karrierën profesionale në Uruguai me Danubion para se të kalonte në Serie A te Napoli. Në PSG ai luan që prej vitit 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here