Sulmohet gazetarja Alexandra Jovanoviq e ekipit të RTK së

0

Menaxhmenti i RTK-se reagon ashpër kundër sulmit nga disa protestues ndaj gazetares se RTK-së, kanalit te dyte televizivë, Aleksandra Jovanoviq dhe kameramanit Bojan Koshanin.

Të drejtë për të protestuar ka secili, por e drejta per te raportuar dhe ushtruar profesionin e gazetarit eshte e drejte fondamentale e demokracisë pavarësisht se ne çfarë gjuhe raporton. Për Menaxhmentin e Transmetuesit Publik të gjithë gazetarët, kameramanët dhe të gjithë punëtorët tjerë pavarësisht se në cilin kanal punojnë dhe çfarë gjuhe flasin, janë përfaqësues të Radio Televizionet të Kosovës, në të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet që ndodhin në Republiken e Kosovës dhe jasht saj. Partite politike duhet ta marrin shembull Transmetuesin Publik dhe ta praktikojnë edhe ne institucionet tjera, se si te gjitha komunitetet mund të punojnë bashkë suksesshëm. RTK2 është pjesë e pandashme dhe storie e suksesit te Transmetuesit Publik por edhe e tërë Kosovës. Prandaj çdo sulm ne gazetarët e Kanalit te Dyte Televiziv ne gjuhën serbe është sulm direkt ndaj Transmetuesit Publik-RTK dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes në Republikën e Kosovës. RTK nuk bën politikë, por RTK e ka detyrë dhe obligim që të raportojë edhe për politikën por edhe për të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet që ndodhin në vend dhe këtë të drejtë nuk mund të na ndalë askush. RTK do të mbetet gjithmonë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim etnie, feje apo grupi tjetër shoqëror.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here