Sulmohet ambasadori amerikan në Kore të Jugut

0

Një person ka plagosur ambasadorin amerikan në Korenë e Jugut, njoftojnë mediat në Seul.

Sipas mediave, sulmi ndaj ambasadorit Mark Lippert, ndodhi gjatë kohës që ai po mbante një konferencë për marrëdhëniet SHBA-Kore e Jugut. Një person ka hyrë në sallë dhe pasi ka bërtitur “Koreja Veriore dhe Jugore duhet të bashkohen” ka sulmuar Lippertin.

Agresori sulmoi ambasadorin me një brisk rroje, duke i shkaktuar gjakderdhje në pjesën e dorës.

Mark Lippert u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa agresori identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar për ngjarjen në Korenë e Jugut duke i uruar shërim sa më të shpejtë Mark Lippert, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti ka thirrur ambasadorin në Republikën e Koresë, Mark Lippertin, për t’i treguar se ai është duke u lutur për të dhe gruan e tij, ndërsa i ka uruar shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë./Ballkan web/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here