Sulmet e ISIS në Kosovë kërcënim real: Mobilizohet Policia anulohet koncerti kushtuar SHBA-ve

0

Pas videos së publikuar nga organizata terroriste ISIS, përmes të cilës disa xhihadistë shqiptarë dhe boshnjakë kërcënojnë me sulme terroriste Ballkanin, nëpër rrjetet social filloi tallja me ta, por institucionet e sigurisë, duket ta kenë marrë seriozisht situatën.

Burime të lajmi.net brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se institucionet e sigurisë në vend, duke përfshirë edhe ato të inteligjencës, kanë siguruar informacione në bazë të të cilave konstatohet se xhihadistët shqiptarë me bazë në Siri dhe Irak, në koordinim me bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit, janë duke përgatitur sulme terroriste.

Karshi kësaj situate, Policia e Kosovës, sipas këtyre burimeve, e ka ngritur shkallën e mobilizimit në pikën më të lartë, duke aktivizuar policinë civile, e cila ka për obligim identifikimin eventual të elementëve të rrezikshëm, duke mos rënë në sy.

Përveç mobilizimit nëpër gjithë qytetet e vendit, Policia e Kosovës, ka marrë urdhër për kujdes të veçantë përreth dhe në objektet shtetërore, siç janë Kuvendi, Presidenca, Qeveria dhe ministritë.

Ajo sipas të njëjtit burim, është urdhëruar që të kontrolloj secilin automjet që futet në hapësirat e këtyre institucioneve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here