‘Sulltanesha Hyremi’ helmohet në Beograd

0

Aktorja turke Meryem Uzerli e njohur me rolin e Hyremit është helmuar në Beograd. Aktorja po qëndron prej dy javësh në kryeqytetin e Serbisë, pasi po xhiron filmin e ri.

Media serbe “Tanjug” raporton se, aktorja po qëndronte në një lokal nate me shoqërinë dhe me të dashurin e saj Ozan Guven, ku fillimisht pësoi një marramendje, ndërsa më pas gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Sipas agjencisë, ylli i “Sulltanit të Madhërishëm” u dërgua në spital me anë të një autoambulance. Ndërkohë që mendohet se, gjendja u përkeqësua për shkak të alkoolit të tepër të konsumuar nga ana e aktores.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here