Sulejman Osmani:”Qëllimi i jonë është krijimi i një shteti shqiptar brenda Maqedonisë”,jemi 2000 luftëtarë

0

Sulejman Osmani i arratisur nga duart e Policisë së Maqedonisë pas ngjarjeve të Kumanovës në një rrëfim për RTK-në mohon spekulimet se grupi i armatosur ishte për qëllime materiale.

Osmani thotë se qëllimi i grupit është krijimi i shtetit shqiptar brenda Maqedonisë i njëjti model si Republika Serbe në Bosnjë.
Sipas tij grupi i luftëtarëve është më shumë se 2 mijë veta.

Osmani thotë se nuk janë dorëzuar në mungesë të municionit por se njëri nga shokët kishte folur me telefon dhe se i kishte thënë se në Lagjen e Trimave janë edhe përfaqësuesit e OSBE-së.

“Ne menduam se OSBE po na merr në dorë e jo policia. Po ta kishim ditur nuk do të ishin dorëzuar por do të qëndronin aty deri sa të vriteshin”, thotë Osmani.

Pas arrestimit ai ishte detyruar të tregonte vendin e fshehjes së armëve në Goshincë ku më pastaj ishte ikur maleve.

Osmani tregon se Mirsad Ndrecajn e ka parë të plagosur në momentin kur janë arrestuar por që nuk di më shumë se çka ka ndodhur me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here