Suharekë: Prangosen 9 persona që po vidhnin dru me 6 traktorë

0

Policia e Kosovës-Stacioni në Suharekë ka arritur t’i zërë një grup të madh personash duke vjedhur dru në Parkun Nacional, pjesën që shtrihet në territorin e kësaj komune. Përmes rrugëve operative policia ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se disa persona janë parë duke vjedhë dru nga Parku Nacional në bjeshkë mbi fshatin Delloc të Suharekës. Zëdhënësi rajonal i informimit nga Prizreni, ka bërë me dije sot se efektivë të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në flagrancë i kanë kapur 9 persona duke bartë dru me 6 traktorë në mënyrë ilegale. Policia i ka arrestuar të nëntit dhe të gjithë, me urdhër të prokurorit të shtetit, po mbahen nën masën e arrestit në objektet mbajtëse të policisë. Ndërkaq lidhur me këtë rast janë sekuestruar traktorët me masën drunore deri në përfundim të procedurave gjyqësore. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë apel tek qytetarët që ta ndihmojnë policinë me informacione për luftimin e kriminalitetit duke thirrë në numrin pa pagesë 192.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here