Suharekë: Digjet kashta me gjithë traktor

0

Sot rreth orës 09:50 minuta në një rrugë të fshatit Sopijë të Suharekës ka shpërthyer një zjarr në një traktor i cili ishte i ngarkuar me kashtë. Policia e Kosovës ka njoftuar se shkaktar i shpërthimit të zjarrit mund të jenë përçuesit e shtyllave elektrike të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë. Nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it. Në vazhdim pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here