Suharekasi drejt Rekordit Botëror

0

Xhonglimi është veprim që të gjithë mundohen ta bëjnë, dikush më pak e dikush më shumë. Por sot në Suharekë ndodhi diçka jo fort e zakonshme.
Bahtir Selimaj, u nis nga fshati i tij, Grejkoci, në ora 9:35 duke xhongluar topin e arriti deri në Suharekë pa i rënë topi nga këmba. Ai as nuk i kishte numëruar goditjet e topit që i kishte bërë ngaqë kjo është betëm parapërgatitje për thyerjen e rekordit botëror për xhonglim.
Ai për TherandaPost tha se është penguar gjatë rrugës nga automjetet dhe njerëzit e ndryshëm.
Rekordi botëror për xhonglim me top futbolli pa u ndalur mbahet nga Dan Magness (GBR), 48 km më 26 janar 2010 në London./therandapost.com/

Suha 3

Suha 1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here